Ligji i ri i hap rrugë zhvillimit të sektorit minerar

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 14:03 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri kanë organizuar tryezën e diskutimit, “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave dhe mineraleve – Projektligji i ri për Miniera dhe Minerale”, ku u tha se kjo nismë për ligjin për miniera dhe minerale është e duhur. Po ashtu u tha ky është ligji më i rëndësishëm që do t’i hap rrugë zhvillimit të sektorit minerar.

Burim Ejupi drejtor ekzekutiv i INDEP tha se para se ligji të shkojë në qeveri duhet të diskutojmë ashtu që ligji mos të ketë nevojë që pas një kohe përsëri të sillet për plotësim ndryshim.

Sala Berisha Shala kryesuese e grupit të punës për hartimin e projektligjit për Miniera dhe Minerale theksoi se i kanë kaluar disa faza të këtij projektligji. Sipas saj parlementi në kuadër të detyrave primare e ka miratimin e ligjeve.

“Konsiderojmë se është ndër ligjet më të rëndësishme dhe natyrisht do t’i hap rrugë zhvillimit të sektorit minerar. Ligji për miniera dhe minerale është në zbatim por ka nevojë për modifikim. Ne kemi identifikuar shumë elemente që i mungojnë këtij ligji ose që duhet të plotësohen” ka thënë ajo.

Ajo tha se kuvendi ka nxjerr këto rekomandime.

“Kuvendi në afat tre muaj të marr nismën për ndryshim të ligjit ose të hartoj një ligj të ri ku hyn thjeshtësimi i lejeve dhe licencave, krijimin e shërbimeve One Stop shop, distancën nga objektet, element tjetër është çështja e shpronësimit në zonat minerale, nën dy qeveria të njoftoj në afat për tre muaj Kuvendin” ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se me ligj Kosova i ka të shpallura disa zona minerale . Sipas saj pasi të dërgohet ky projektligj në Qeveri kjo e fundit ka kohë një muaj që ta shqyrtojë këtë dhe të jap vërejtjet e saja.

Musa Shabani nga Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka thënë se vazhdimisht gjatë raportimeve në Kuvend që i bëjnë e kanë ngrit shqetësimin e bizneseve për disa nene e që janë të vështira.

“Si çështje e papranueshme është çështja e garancionit për sipërfaqen e shfrytëzuar, kjo ka qenë ngarkese e madhe pasi është dashur kompanitë me miliona euro me i deponua në banka ende pa filluar operimin” ka thënë ai.

“Janë adresuar edhe shumë çështje tjera si ekonomia informale ka nevojë sepse përgjegjësia për shfrytëzimin e mineraleve është përgjegjësi e KPMM dhe ekonomia informale në fushën e minierave të parandalohet. Gjatë gjithë vitit kemi kemi kontaktuar me prokurorinë, policinë, pra më të gjitha institucionet që të luftohet ekonomia informale dhe këtë kemi arritur ta zbusim”ka pohuar Shabani.

Skënder Sallahi nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kjo e fundit është angazhuar dhe po angazhohet për zhvillim të sektorit minerar që të ketë zhvillim maksimal të resurseve.

“KPMM është duke bërë punë të madhe por i kuptojmë edhe sfidat sepse sa është ligj i rëndësishëm është edhe kompleks sepse fazën e parë e ka mjaft të rënde por e rëndësishme është të vihen rregullat, standardet dhe gjithmonë duke pasur parasysh ambientin”, ka thënë ai.

Të ngjashme