Limaj dhe Reçica ftojnë ferizajasit të heqin dorë nga ndihma sociale e të aftësohen për punë

Ferizaj | 03 Maj 2018 | 15:30 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, kanë vazhduar takimet me familjet përfituese të skemës së ndihmës sociale, këtë herë në komunën e Ferizajt.

Limaj nga këtu ka inkurajuar familjet që marrin skemë sociale, e që kanë anëtarë të aftë të punojnë të aftësohen e të mos presin vetëm nga paga sociale ngase nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet familjare, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu bashkë të paraqesim prioritetet të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe ministrisë përkatëse, këtu jemi për me iu thanë që në Kosovë po vije një administratë shtetërore që e ka kuptuar që pa krijim të minimumit të mirëqenies për njerëzit nuk mundemi të kemi një vend ku njerëzit e tij mund të ndjehen mirë dhe të respektuar”, tha Limaj.

“Sot do ta shfrytëzojmë rastin që ta kuptoni këtë mision që Komuna dhe Qeveria dhe ju po ashtu ta mbështesim njëri tjetrin dhe në këtë komunë të mos kemi raste ku asnjë njeri nuk e ka askënd të punësuar në familje”, tha Limaj.

Sipas tij, nga statistikat në Ferizaj janë 981 familje, prej tyre 570 i takojnë kategorisë së parë që marrin ndihmë, por nuk kanë mundësi të punësohen sepse janë të paaftë për punë dhe në kategorinë e dytë janë 411 familje.

“Nga statistikat në Ferizaj janë 981 familje, prej tyre 570 i takojnë kategorisë së parë që marrin ndihmë, por nuk kanë mundësi të punësohen sepse janë të paaftë për punë dhe në kategorinë e dytë janë 411 familje që u takojnë familjeve që kanë njerëz që janë të aftë për punë, por nuk kanë askënd të punësuar”, shtoi Limaj.

Ministri Reçica tha se kjo ministri është e angazhuar që të ndihmojnë këto familje që të zbutet shkalla e papunësisë.

“Jemi këtu në Ferizaj sot për të shpalosur para jush vënien në praktikë të zotimit tonë në projektin e punës të një anëtari të familjes që nuk kanë asnjë të punësuar”

Reçica tha se brenga e qytetarëve të Kosovës është edhe e tyre dhe bashkë me ta do të kontribuojnë që personat që janë të aftë të kryejnë punë të punësohen dhe të mos mbeten vetëm me asistencë sociale.

“Ne kemi kuptuar që të ardhurat tuaja nuk kanë mbuluar shpenzimet e familjes tuaj dhe ne kemi rritur pagën e asistencës sociale mujore prej 20 %, por ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton, por sado pak do ta zbusë  papunësinë”, tha Reçica.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se deri në fund të mandatit të tij do të mundohet të i mbështesë kategorinë e ndjeshme ku hyjnë personat me asistencë sociale, pleqtë etj, raporton EO.

“Vet prezenca e Limajt dhe Reçicës me bashkëpunëtorët e tyre të qeverisë është fakti më i mirë i përkushtimit dhe angazhimit të Republikës së Kosovës në nivel më të larte të krejt qeverisjeve për obligimet që do të duhej të ketë qeveria për personat qe u takojnë skemës sociale”, tha Aliu.

 

Të ngjashme