Limaj e Shala në Viti inspektojnë punimet në Zonën Ekonomike, do të investohen 1.8 milionë €

Viti | 13 Sht 2019 | 15:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e MTI-së, Endrit Shala, kanë vizituar Parkun e Biznesit në Budrikë të Vitisë, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se ndërtimi i kësaj Zone Ekonomike do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

“Së bashku me ministrin Shala erdhëm t’i vizitojmë punësimet në këtë impiant ekonomik është një zonë ekonomike që besoj se me përfundimin e saj do jetë një puls i mirë i këtij rajoni”.

“Ministri Shala po bën një punë të shkëlqyeshme me krijimin e parakushteve në biznes dhe krijimi i këtyre parakushteve është shembulli më i mirë se çfarë rruge duhet të ndjekim nëse duam të hapim vende të reja pune”.

“Kjo do të shtojë buxhetin e Komunës Vitisë dhe do shton numrin e punësimit dhe i jep një puls të zhvillimit ekonomik zonës së Vitisë dhe Gjilanit”.

Limaj më tej ka shtuar se vendi nuk zhvillohet me fjalë, por me veprime konkrete.

“Një kohë kjo ka qenë e lënë pas dore dhe ka mbetur në potencialet e saj ekonomike nëse ka dashtë me bë biznes, ministri po e bën një punë që është dashtë ta bëj shteti. Ne punojmë, veprojmë dhe koha është me u pa veprat, me fjalë nuk zhvillohet Kosova ajo zhvillohet me projekte konkrete”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala tha se investimi në këtë zonë kap vlerën e 1.8 milionë eurove, raporton EO.

“Sot bashkë me z.Limaj ishim për ti pa punimet që janë duke u zhvillu në zonën e punimeve në Viti, investim ky prej 1.8 milionë euro e kjo me qëllim që ti krijojmë parakushtet e të bërit biznes në këto zona”.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejtë punimet do të fillojnë edhe në Zonën Ekonomike në Malishevë.

“… shumë shpejt do fillojmë me zonën ekonomike në Malishevë që do jetë një zonë ekonomike që do jetë në dispozicion edhe për zonën ekonomike të diasporës”.

“Vonesa nuk ka gjithçka po shkon në bazë të afateve kohore të parapara dhe investimi është afër 1.8 milionë euro”.

Image may contain: 4 people, people standing, sky and outdoor
Image may contain: 2 people, outdoor

Të ngjashme