Lirohet sërish benzina për 1 cent

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Çmimi i benzinës ka rënë edhe për një cent në krahasim me dje, ndërkaq ai i naftës ka mbetur i njëjtë.

Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:

Produkti Dizel: 1.78 euro për litër,

Produkti Benzinë: 1.72 euro për litër;

Produkti Gaz: 0.78 euro për litër.

Të ngjashme