Lista e produkteve që u është rritur çmimi në Kosovë

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Së fundmi në Kosovë janë ngritur çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore, përfshirë këtu edhe atyre më bazike.

Nga sot në komunën e Pejës është ngritur edhe çmimi i bukës nga 40 cent sa ishte në 50 cent.

E përveç bukës janë ngritur edhe çmimet e produkteve tjera, si i mishit, qumështit, djathit, vezëve, vajrave, sheqerit e produkteve tjera.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (28.2%); perime (19.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); pijet alkoolike (3.8%); duhan (2.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (2.3%); gaz (10.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (4.6%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.6%); pajisje shtëpiake (4.0%); veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2.9%); blerje e automjeteve (1.5%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2.2%); karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.7%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.0%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (2.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (8.9%); shërbime hoteliere (2.3%); kujdes personal (1.2%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.9 për qind në IHÇK-it”, thuhet nga ASK.

Sipas kësaj agjencie, rënie e çmimeve vërehet te pemët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme