Lladrovci: Produktet serbe s’kanë vend në Drenas, dje u hoqën mallra me vlerë 16 mijë euro

Drenas | 22 Nën 2018 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Thirrja e Ministrisë së Tregtisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosova e Metohia”, ka nisur të aplikohet menjëherë në shumë komuna të Kosovës.

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se produktet serbe so të mënjanohen nga tregu, pasi që kanë emërtim të padenjë.

“Ashtu si shumë komuna tjera, edhe Drenasi i është bashkëngjitur menjëherë komunave për kontrollin e menjanimin e produkteve të cilat për Republikën tonë kanë emërtim të padenjë. Produktet serbe do të mënjanohen nga tregu dhe nuk do të kenë vend në Drenas deri në një vendim tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Lladrovci poashtu ka bërë me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme nga tregu janë hequr mallra me vlerë mbi 16 mijë euro.

Të ngjashme