Lluka: 44 % e ujit të pijshëm humb shkaku i rrjetit të dobët, veriu nuk paguan

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 12:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Zvicrën, ambasadori zviceran së bashku me kryeministrin morën pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat. Në këtë këshill u theksua nevoja për të punuar edhe më tutje për trajtimin dhe menaxhimin e ujërave.

Kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi popullin zviceran për përkrahjen e dhënë në këtë aspekt, raporton Ekonomia Online.

“Shfrytëzoj rastin me i thanë faleminderit popullit të Zvicrës për një përkrahje kaq të fuqishme që është shumë milionësh në menaxhimin dhe operimin me ujërat në Kosovë. Lajmi se 87 për qind e familjeve në Kosovë kanë ujë të pastë, pijshëm të rrjedhshëm është me të vërtetë i rëndësishëm njëkohësisht e vërteta se katër prej impianteve të ujërave të zeza në katër qendra pra në Pejë, Prizren, Gjakovë dhe i katërti në Prishtinë janë në ndërtim dhe tri të tjera janë në proces flet shumë”.

“Ne e dimë se na pret shumë punë më tutje ajo që dua të them sot nuk është vetëm takim i vlerësimit të gjendjes por edhe i marrjes së obligimeve për kohën që vjen”.

Ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet, tha se është mjaft i lumtur që merr pjesë në këtë komision të ujërave.

Ai shtoi se gjithashtu i vjen mirë për të gjitha projektet të cilat janë të planifikuara për trajtimin dhe operimin me ujërat në Kosovë.

Lebet më tutje lavdëroi institucionet e Kosovës për ndërmarrjen e masave në aspektin rregullativ për të punuar në këtë proces.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se investimet do të duhej të drejtoheshin në përmirësimin e rrjeteve për të evidentuar humbjen e ujit të pijshëm, që sipas tij është rreth 44 për qind e të gjithë ujit.

“Unë besoj që edhe një temë me rëndësi është investimi në përmirësim të rrjeteve sepse kemi një humbje shumë të madhe të humbjen e ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësve që kap një vlerë prej 44 për qind e vlerës së ujit që është një humbje e madhe dhe një sfidë”.

Lluka përmendi edhe problemet e ujit në veri për të cilin tha se veriu furnizohet me ujë mirëpo nuk i inkasohet asnjë e hyrë nga ky furnizim, raporton EO.

Përkushtimin për të trajtuar ujërat në Kosovë e shprehi edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

“Të gjitha ministritë e linjës që kanë përgjegjësi për të trajtuar ujin jemi të përkushtuar që të punojmë me të gjithë donatorët që dua të falënderoj që po bëjnë një punë të jashtëzakonshëm në trajtimin e ujit e pijshëm”.

Të ngjashme