Lluka: Do të investojmë në teknologji informative, nxit zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 10:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) ka prezantuar të gjeturat e raportit të IT Barometrit 2017. Me këtë rast u organizua një debat rreth fokusit të sektorit të Teknologjisë Informative (TIK) për vitet e ardhshme.

Ky studim tregon trendët e sektorit të TIK gjatë vitit 2017 në Kosovë, eksportit gjatë këtij viti dhe sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë e TIK-ut në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), tha se janë duke mbështetur katër projekte që kanë të bëjnë me teknologjinë informative dhe inovacionin dhe do të vazhdojnë të investojnë në këtë sektor, ngase kështu nxitet zhvillimi ekonomik.

Ai tregoi se ndër projektet që përkrah MZhE-ja është ai për ekonominë digjitale. “Ka kompani të huaja që kanë shprehur interesim të vijnë në Kosovë për të investuar në këtë fushë”.

Lluka tha se një pjesë e fondeve të Instrumentit të Paraanëtarësimit (IPA) për Kosovën janë të destinuara për ngritjen e kapaciteteve njerëzore. “Gjithashtu është projekti Woman for Woman (WoW), i cili ka target gjininë femërore”.

“Edhe Qeveria Hungareze na ka dhënë një ndihmë të madhe, një kredi prej zero për qind interes”, ka thënë Lluka.

Kushtrim Shaipi bëri paraqitjen e barometrit të IT. Sipas tij, kompanitë e Kosovës janë të informuara rreth trendëve botërore të IT-së.

Ai foli për përparësitë e tregut kosovar, që sipas tij, janë kualiteti dhe çmimet konkurruese.

Të ngjashme