Lluka e Gashi bisedojnë për implementimin e Ligjit për Obiliqin

Obiliq | 29 Dhj 2017 | 13:59 | Nga

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin Ajet Berisha, kanë takuar sot ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Në këtë takim u diskutua për çështjen e implementimit të Ligjit për Obiliqin, çështjen e kogjenerimit, funksionalizimin e “Zonës Industriale”, problemin e zhvendosjes së banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë si dhe rrënimin e objektit të vjetër të Shtëpisë së Kulturës.

Kryetari Gashi theksoi nevojën që Ligji për Obiliqin, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, të fillojë sa më shpejt të zbatohet në praktikë.

Të dy palët u pajtuan për zgjidhjen e këtyre problemeve si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, thuhet në një njoftim të Komunës së Obiliqit.

Të ngjashme