Lluka: Gjatë prillit përzgjidhet kompania që do të ndërtojë “Kosovën e Re”

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 14:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin lidhur me çështjen e Investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.

Lluka tha se gjatë muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të “Kosovës së Re”.

“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh te obligimeve”.

“Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë”.

“Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të mars do ta pranojmë një raport të detajuar”.

 “Brenda muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të ‘Kosovës së Re’”, tha Lluka.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme