Lluka: Hapja e të dhënave ndihmon bizneset, rrit investimet

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Open Data Kosovo”,  ka organizuar diskutim lidhur me temën “Hapja e të dhënave të bizneseve dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

 Ministri i zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka, ka thënë se përmes të dhënave të sakta vendimmarrja është më e lehtë, ndërsa identifikohen sektorët të cilët kanë më shumë nevojë për investime.

“Po jetojmë në një kohë digjitale. Si Ministri kemi qëndruar prapa kësaj. Ajo çka është me rendësi për më pas impakt këto investime,  sa më të hapura te jenë të dhënat aq më e lehtë është vendimmarrja. Të dhëna ka shumë, por nëse nuk përdoren krijohen që palët e treta me i keqinformua qytetarët.

Ministri Lluka po ashtu tha se hapja e të dhënave mundëson edhe hulumtime të cilat u ndihmojnë bizneseve të investojnë më shumë.

“Hapja e të dhënave na mundëson hulumtime më të mira që u ndihmon biznese kur të investojmë më shumë. Është më rëndësi qe përmendet fakti përmes ‘Open Data’ kemi suksese në botë . Hapja e të dhënave duhen të jenë të kalueshme të qasshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë prapa çdo kërkese, po kemi palë të trete qe vazhdimisht na kritikon çka do tjetër qe ju mendoni qe duhet të bëjmë unë jam këtu”, tha ai.

Ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se nga hapja e të dhënave përfitojnë bizneset, por edhe mbarë shoqëria.

“Ajo çfarë shohim shpesh prej bizneseve tërhiqen apo nuk e shtyjnë përpara përditësimin e të dhënave. Para dy jave një kompani amerikane kërkonte të dhëna nga industria e karburanteve, ajo çfarë mundë të merrni nga dogana ishin pak të dhëna që nuk mjaftonin. Sa i përket bizneseve është pjesa më ë lehtë për t’i bindur për të dhënat, vlera tjetër qëndron te inovacioni kjo ndihmon edhe bizneset e brendshme dhe investitorët. Ajo çka ka ndihmon gjithashtu janë kompanitë që fitojnë tenderë sa paguajnë tatim”, tha ai.

Kurse Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka thënë se përmes të dhënave jo të sakta ka pasur nga bizneset që kanë përfituar dy herë.

” Na kemi filluar me i përdor këto bizneset e hapura. Ajo çka na ndihmon është me e pa se pronari në çfarë biznese ka aksione. Ajo çka ka ndihmon është se nganjëherë ka pas dy përfitues sepse nuk i kemi pas të dhënat.Pengese tjetër është kur bëjmë strategji është mungesa e të dhënave në regjionin e Ballkanit kemi akces qoftë në administratë qoftë në portale kurse në Kosovë kemi pengesë. Kisha rekomandur që të hapim të dhëna të strukturuara si ndodhin në realitet”

Blerta Thaçi, drejtoresha e “Open Data” ka thënë se të dhënat e hapura janë një mundësi e mirë për qasje.

“Koncepti i të dhënave të hapura pa marr parasysh si është dizajnua ka qenë projekti jonë që të dhënat të jenë sa më të lehta dhe të qasshme”.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë e Shoqërisë së informacionit Kujtim Gashi, tha se në mungesë të të dhënave nuk kanë ditur se cila fushë ka nevojë për investime.

“Në mungesë te dhënave nuk kemi arrit derti tani të promovojmë gjendjen dhe situatën cila fushë apo segment mund të jetë më e favorshme për investime. Institucionet kanë pas vullnet për hapjen e të dhënave kaherë kjo ka qenë të jetë prioritet i qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme