Lluka i bën thirrje Telekomit të mos merret me politikë por të ndalë punësimet e jashtëligjshme

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj punësimeve të jashtëligjshme ku ka thënë se vetë Telekomi duhet të merret me menaxhimin e kësaj ndërmarrje dhe të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen.

Postimi i plotë:

Lidhur me deklaratën publike të Bordit të Telekomit të Kosovës:

Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon … dhe jo të merret me politikë.

Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Deklarata publike e Bordit të Telekomit: https://goo.gl/3FBG1a

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme