Lluka i kundërpërgjigjet Haxhiut në lidhje me numrat e Z-Mobile

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me deklaratën e deputetit Bekim Haxhiu në lidhje me transferimin e numrave nga Z-Mobile tek Telekomi, ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duke iu drejtuar me fjalët “Deputeti Bekim, a je ti”.

“Me gjithë respektin që kam për juve për kontributin e dhënë për Kosovën në kohët më të vështira, më duhet të ju kundërshtoj, për dy arsye” ka shkruar Lluka në Facebook.

Lluka i ka thënë Haxhiut se  kur flet për transferim gradual të numrave, brenda 30 deri 120 ditë, flet  duke u bazuar në atë që personat kompetent e thonë në media, në këtë rast kryeshefi ekzekutiv i Telekomit.

“Unë dëgjoj, lexoj dhe flasë në bazë të fakteve dhe jo për të ushqyer qytetarët me popullizëm” shton Lluka

Sipas Llukës, kur flet për transferim gradual të numrave, flet  në bazë të asaj çfarë thotë rregullatori i këtij digasteri, si institucion kompetent i cili sqaron që numrat nuk barten në formë automatike pasi që secili klient duhet të ndrroj sim kartelën dhe bartja automatike është e pamundur.

“Unë dëgjoj, lexoj dhe flasë në bazë të fakteve dhe jo për të ushqyer qytetarët me popullizëm,”  ka ripërsëritur Lluka.

“Deputet i nderuar, edhe pse të konsideroj edhe mik, e kuptoj që ka ardhur koha e zgjedhjeve ku popullizmi e kritikat pa vend zënë vend të veçantë.

Ai në shkrimin e tij ka shtuar se fatmirësisht, nuk i takon  asaj gjenerate të politikanëve.

“Unë nuk ofendoj asnjë deputet, asnjë ministër dhe asnjë aktivist. Unë jam gjeneratë e fakteve, ideve dhe vizioneve që qytetarët dëshirojnë të dëgjojnë e shohin,” ka shtuar Lluka.

Në fund ministri i drejtohet deputetit me fjalët  me fjalët “Siç do thoshte një kolegë i imi, më vie keq”.

Reagimi i plotë:

Deputeti Bekim, a je ti? 😊

Reagim lidhur me deklaratën e deputetit Bekim Haxhiu lidhur me transferimin e numrave nga Z mobile tek Telekomi.

I nderuari Deputet,

Me gjithë respektin që kam për juve për kontributin e dhënë për Kosovën në kohët më të vështira, më duhet të ju kundërshtoj, për dy arsye.

1. Kur unë flas për transferim gradual të numrave, brenda 30 deri 120 ditë, unë flas duke u bazuar në atë që personat kompetent e thonë në media, në këtë rast kryeshefi ekzekutiv i Telekomit. Unë dëgjoj, lexoj dhe flasë në bazë të fakteve dhe jo për të ushqyer qytetarët me popullizëm.

2. Kur unë flas për transferim gradual të numrave, unë flasë në bazë të asaj çfarë thotë rregullatori i këtij digasteri, si institucion kompetent i cili sqaron që numrat nuk barten në formë automatike pasi që secili klient duhet të ndrroj sim kartelën dhe bartja automatike është e pamundur. Unë dëgjoj, lexoj dhe flasë në bazë të fakteve dhe jo për të ushqyer qytetarët me popullizëm.

Deputet i nderuar, edhe pse të konsideroj edhe mik, e kuptoj që ka ardhur koha e zgjedhjeve ku popullizmi e kritikat pa vend zënë vend të veçantë.

Fatmirësisht, unë NUK i takoj asaj gjenerate të politikanëve. Unë nuk ofendoj asnjë deputet, asnjë ministër dhe asnjë aktivist. Unë jam gjeneratë e fakteve, ideve dhe vizioneve që qytetarët dëshirojnë të dëgjojnë e shohin.

Unë jam më shumë teknokrat e profesionist se sa politikan e popullist.

Siç do thoshte një kolegë i imi, më vie keq 🙂

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme