Lluka: Me termocentralin “Kosova e Re”, do të ndalet importi i energjisë nga vendet e huaja

Shkabaj, Prishtinë | 24 Pri 2019 | 11:39 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se me termocentralin “Kosova e Re”, do të ndalet importi i energjisë nga vendet e huaja, raporton Ekonomia Online.

Lluka tha se bizneset kosovare me mungesën e energjisë po humbin më shumë se 300 milionë euro në vit.

“Sot bizneset kosovare humbin më shumë se 300 milionë euro në vit duke mos pasur energji dhe si të tillë ne po punojë në dy aspekte; një aspekt ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” por do ndalojmë edhe importet e energjisë. Duhet të kemi prodhimin tonë përmes termocentralit “Kosova e re”, tha Lluka.

Këto komente, kreu i MZhE-së i ka bërë në hapjen e Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizojnë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, April 24, 2019

Të ngjashme