Lluka: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë për tërë vendin

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 18:08 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë për tërë vendin edhe pse në vazhdimësi ka pasur donacione dhe fonde nga buxheti i qeverisë për këtë fushë.

Lluka ka bërë të ditur se sot ka takuar menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave në Gjakovë “Çabrati” nga të cilët pranoi kërkesë për përkrahje më investime kapitale në mënyrë që të rritet kualiteti i shërbimit për qytetarët e Gjakovës.

“Kompania Rajonale e Mbeturinave ‘Çabrati’ është një ndër kompanitë publike lokale të rralla që është e vetëqëndrueshme, që ka 140 punëtor dhe mbulon qytetin dhe 42 fshatra të Gjakovës”, ka shkruar kreu i MZhE-së në faqen e tij në Facebook.

“Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë për tërë vendin edhe pse në vazhdimësi ka pasur donacione dhe fonde nga buxheti i qeverisë”, ka theksuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme