Lluka mori pjesë në Samitin Dixhital për Ballkanik Perëndimor

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 17:26 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka marrë pjesë në tri ngjarje të organizuara në Shkup me rastin e edicionit të parë të Samitit Dixhital për Ballkanik Perëndimor.

“Sot ishte një ditë e madhe për sektorin e teknologjisë informative pasi që u mbajt edicioni i parë i Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor (Digital Summit – Western Balkans 6) ku mora pjesë në 3 ngjarje:

  1. Takim me Komisioneren Evropiane për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri, Mariya Gabriel me të cilwn biseduam për politikat që jemi duke i ndërmarrë për të fuqizuar transformimin dixhital në Kosovë si dhe kërkova përkrahjen për fonde shtesë në projekte të reja që kanë të bëjnë me dixhitalizimin industrial, transformimin dixhital tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe edukimin e fëmijëve në këtë fushë;
  2. Morra pjesë në panelin e parë me temë Aftësitë Dixhitale (Digital Skills) ku diskutuam për rëndësinë e sektorit në zhvillim ekonomik të vendit si dhe prezantova projektin që është para lancimit për shtrirjen e rrjetit brezgjërë përmes Bankës Botërore.
  3. Hapja e ekspozitës / panairit të kompanive nga sektori i teknologjisë informative ku edhe vizitova shtandet shqipfolëse nga rajoni. Në hapje ishin të pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj dhe homologu i tij i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ishte kënaqësi të shoh prezencë të madhe të kompanive dhe ekspertëve nga Kosova, të cilët kanë mundësuar që Kosova të jetë lider në rajon në fushën e teknologjisë informative”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme