Lluka në ShBA kërkon përkrahje për fakultetin e elektros

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lluka ndër të tjerash ka zhvilluar takime të rëndësishme për rimekëmbjen e fakultetit të inxhinierisë elektrike në Universitetin e Prishtinës e cila rrezikon të mbyllet.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme në sektorin e energjisë do të investohen 3 miliardë euro dhe padyshim se këto investime do të gjenerojnë edhe vende të reja të punës, mirëpo problemi me të cilin po përballet ky sektor është zhvillimi i kapaciteteve të reja njerëzore.

Fakulteti i inxhinierisë elektrike në UP për shkak të mungesës së kuadrove ka mbyllur drejtimin e master dhe doktoraturës, e po rrezikohet edhe drejtimi bachelor.
Lluka gjatë qëndrimit në Washington ka zhvilluar dy takime tejet të rëndësishme me synim që të gjejë zgjedhje për këtë problem.

Ai u takua me Presidentin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombetar, David Patton, zëvendës administratorin e USAID, Alexander Sokolowski dhe Drejtoreshën e USAID për Evropë, Cristina Olive, nga të cilët kërkoi asistencë për ringjalljen e fakultetit të inxhinierisë elektrike.

Kreu i MZhE ka kërkuar që të shihet mundësia e dhënjes së bursave përdrejtimet master dhe doktoraturë në këtë fakuktet në mënyrë që të krijohen kapacitete të reja ligjeruese.

Asistenca tjetër te cilën Lluka e kerkoi ishte sjellja e dy profesorëve nga SH.B.A për të ligjeruar me orar të plotë në mënyrë që të sigurohet akreditimi për vitet e ardhshme, si dhe krijimi i mundësisë që të studiohet përmes distancës.

Kujtojmë se Lluka javë më parë ka mbledhur akterët relevant të vendit për të diskutuar rreth këtij problemi.

Të ngjashme