Lluka: Posta ka potencial të bëhet e vetëqëndrueshme

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 18:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka vizituar Postën e Kosovës, ku me kryeshefin Sejdi Hoxha, ka biseduar për punët dhe sfidat me të cilat përballet kjo ndërmarrje

Ministri Lluka tha se Posta e Kosovës ka pasur humbje gjatë vitit 2016 në të hyra, por sipas tij, kjo ndërmarrje ka potencial të jetë e vetëqëndrueshme dhe të mos ketë nevojë për subvencione, raporton Ekonomia Online.

“Janë më shumë se 20 sektorë që duhet të kalojnë pagën përmes postës. Janë edhe pensionet qe mund të kalohen përmes postës. Ne po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe performanca e Postës do të rritet më shumë nga ajo që ka pasur gjatë 2016”, tha Lluka.

“Mund t’i kushtëzojmë mekanizmat shtetërore që të gjitha dërgesat që bëhen brenda dhe jashtë vendit të bëhen përmes Postës”, shtoi kreu i MZhE-së.

Ai përmendi gjithashtu se duhet të punohet për uljen e shpenzimeve operacionale.

Nga ana tjetër, vetë drejtori Hoxha ka thënë që shërbimet e postës janë duke u përmirësuar dhe se shumica e pagesave postare tashmë bëhen përmes Postës së Kosovës.

“Shërbimet e Postës hanë përmirësuar dukshëm. Shumica e tyre kanë kaluar në pagesa të cilat kanë rritur edhe të hyrat. Viti 2016 ishte jo vit shumë i mirë për të hyrat, po gradualisht gjërat po përmirësohen”, ka thënë Hoxha.

“Jemi duke punuar në vazhdimësi që Postën ta bëjmë një ndërmarrje publike të qëndrueshme”.

“Për tre vite të fundit ka pasur një përmirësim të vogël të përformancës ne krahasim me uljen e shpenzimeve dhe rritjes së qarkullimit”, u shpreh kryeshefi Hoxha.

Të ngjashme