Lluka prezanton para afaristëve nga diaspora sektorët me potencialë për investime

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 14:05 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës me bizneset e diasporës shqiptare” është mbajtur diskutim interaktiv mes diasporës dhe institucioneve të Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka u ka prezantuar afaristëve nga diaspora sektorët kyç të ekonomisë në të cilët ata kanë mundësi të investojnë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, sektori energjetik dhe minerar ofrojnë mundësi të mëdha punësimi. Lluka bëri të ditur se në sektorin energjetik janë duke ndërruar sistemin e pajisjes me licenca, nga ai me lista në atë me ankand. Sipas tij kjo mundësi i ofron diasporës më shumë mundësi për investime.

Lluka shtoi nuk do të mungojnë as projektet për energjinë e ripërtritshme dhe energjisë efiçiente.

“Është shumë me rëndësi që jemi duke e ndërruar sistemin. Deri vitin e kaluar licencat janë bërë kush ka pasur fatin të jetë në fillim të listave, do t’i heqim listat dhe do të bëjmë në formë ankandi. Për t’iu dhënë mundësi diasporës të investojnë”.

“Projekte për energjinë e ripërtritshme do të ketë mjaft shumë. Do të ketë projekte edhe në fushën e energjisë efiçiente. Jemi në përfundim të Ligjit për energjinë efiçiente që parasheh themelomin e një fondi në të cilin do të kenë qasje komuna”.

Duke folur për sektorin minerar, Lluka ka thënë se ka ardhur koha që të hapen për investime 11 zonat minerare.

“Ofrojnë jashtëzakonisht potencial të madh. Në fushën e minierave nëse investimi është mbi 30 milionë euro mund të merr statusin investimit strategjik. Nëse kjo bëhet shkohet direkt me Qeverinë. 11 zona, secila me kapacitet 30 milionë euro investime janë të gatshme”.

Lluka i është përgjigjur një pjesëmarrësi i cili ka biznesin e xhamaprerësit dhe i cili është ankuar për një deponi të xhamave, të cilët janë të patretshëm.

“E kemi marr një donacion 4 milionë euro për krijimin e një deponie te tillë, jemi ne proces të krijimit të kompanisë, merr kohë. Duhet zgjidhje e përbashkët”.

Lluka është shprehur se ka potenciale shumë të mëdha investimi edhe për riciklimin dhe përpunimin e mbeturinave.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, deklaroi se duke punuar për krijimin e atasheve ekonomike nëpër vende të jashtme.

“Ende s’kemi atashe që përfaqëson interesat ekonomike të Kosovës jashtë. Jemi duke punuar me Gjermaninë qe te kemi atashe qe përfaqëson interesat ekonomike dhe diasporës jashtë”.

Një nga pjesëmarrësit pyeti nëse Qeveria mendon të hap zyre të KIESA-s nëpër vende te botës, por zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ka thënë se nuk kanë plane të tilla.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka informuar e afaristët për KIESA-n, Agjencinë e MTI-së për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Përfaqësuesi i komunitetit të biznesit nga diaspora, Ylli Blakaj, tha se Kosova ka ligje dhe mundësi të mira investimi por diçka po ngec në këtë drejtim.

“Ekonomia po zhvillohet ngadalë në raport me kërkesat tona. Si bizele të diasporës të aktivizohemi, sot është mundësi e mire që kemi ministria dhe drejtore kane mundësi të na ndihmojnë”.

Kreshnik Thaçi nga KIESA i bëri thirrje diasporës që kushdo prej tyre që dëshiron të fus ndonjë projekt brenda ligjit për investime, ata janë të gatshëm të ofrojnë informatat e nevojshme.

“KIESA është këtu për të ju ndihmuar dhe ofruar”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Në kuadër të “Javës me bizneset e diasporës shqiptare” mbahet diskutim interaktiv mes diasporës dhe institucioneve të Kosovës. Pjesëmarrës në panel: Dardan Gashi – zv.kryeministër/ministër i Diasporës; Endrit Shala – ministër i Tregtisë dhe Industrisë; Valdrin Lluka – ministër i Zhvillimit Ekonomik; etj.

Gepostet von EkonomiaOnline am Donnerstag, 18. Oktober 2018

Të ngjashme