Lluka: Prodhuesit të punojnë sipas standardeve të BE-së, të bëhen konkurrentë në treg

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 11:28 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka kërkuar nga prodhuesit vendës që të punojnë sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.

Lluka në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Pijeve “Agrokos”, në të cilin kanë marrë pjesë numër i madh i bizneseve vendëse dhe Oda Ekonomike të vendeve të rajonit, shtoi se është e rëndësishme që prodhimet vendës të plotësojnë standarde në mënyrë që të jenë konkurruese në treg.

“Më lëndon fakti që ky panair nuk po organizohet në një hapësirë më të madhe se sa kjo që jemi këtu, në Sallën e Kuqe. Është me rëndësi që bujqësia, prodhuesit vendorë ta kenë qëllimin tregun lokal, por edhe në tregun ndërkombëtar. Jemi në fazë që edhe përmes donatorëve që të ndihmojmë”.

“Nuk është e mjaftueshme nëse duam të konkurrojmë me produktet e importit apo me vendet e BE. Është e rëndësishme të koncentrohemi në investimin e standardeve të BE në bujqësinë precize”.

“Përmes projektit në bankë botërore, t’i ndihmojmë fermerët që do ndihmojnë në praktikat e bujqësisë që ta inkorporojnë teknologjinë informative në bujqësi. Për ta bërë të zbatueshme duhet ta bëjmë një platformë që fillon nga prodhuesi dhe që shkon deri në fazën finale”.

“Në këtë formë edhe i rritet mirëqenia fermerit dhe produktet e tyre nuk mund të nënvlerësohen, siç po nënvlerësohen sot shumë produkte”.

Kryetari, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky është një panair i suksesshëm, ndërsa shtuar se shpreson që vitin tjetër, ku po mbahet edhe ky event, të rinovohet.

“Ju bëjë ftesë zinxhirit të super-marketeve që t’i japin hapësirë prodhimeve vendore. Panairet e kanë vlerën e vet në promovimin e këtyre prodhimeve në tregun vendor dhe ndërkombëtar”.

 Me investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, agrobizneset vendore po arrijnë të fuqizohen, duke sjellë kështu në treg produkte të cilësisë së lartë sipas standardeve evropiane, kështu tha ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo.

Me këtë rast Rikalo, ka thënë se Ministria e Bujqësisë përmes masave të shumta përkrahëse për  agrobizneset vendore po ndikon që ato të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që po ndikon edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.

“Ne si ministri me politikat tona strategjike jemi të orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë. Po ashtu, përmes investimeve që po bëjmë në sektorin e bujqësisë po ndikojmë që ky sektor të bëhet gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe në këtë rol kyç luajnë edhe agrobizneset”.

Bekim Xhafa, nga kompania CEO, ka thënë se një pjesëmarrje e tillë e bizneseve edhe nga vendet e rajonit e zhvillon ekonominë e vendit dhe shtrirjen në Ballkan.

“E rëndësishme për ne është që të vazhdojmë ta zhvillojmë ‘Agrokosin’ duke krijuar mundësi promocionale të organizuara në një ambient shtetëror, edhe në vendet tjera siç është në këtë rast Qeveria e Malit të Zi, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Odës Ekonomike të Malit të Zi dhe fondet zhvillimore që kanë arritur të organizojnë mbi 12 biznese të Malit të Zi, pjesëmarrjen në panairin ‘Agrokos’”.

“Natyrisht që ky shoqërim është bërë edhe nga Bosnja. Tash është viti i katërt që po ndodh rresht, organizimi shtetëror i pavijonit të Bosnjës. Urojmë që edhe në të ardhmen, përveç lidhjes së biznesit që kemi krijuar që katër vite, që të ndikojnë edhe në politikë, edhe në njohjen reciproke të dy vendeve dhe pastaj të na mundësohet edhe lëvizje më e lirë mes të dy anëve që të krijojmë biznese më të mëdha së bashku”.

Havushe Bunjaku, themeluese e kompanisë “99 lule”, ka thënë se ky është një rast i mirë për prodhuesit vendorë që të promovojnë produktet e tyre, ndërsa ka treguar edhe produktet që ajo përfiton nga bimë të ndryshme.

“Prezantoj këtu kompaninë ’99 lule’. Jam themeluese e kompanisë. Këtu prezantojmë çaja natyrale dhe produkte të tjera që janë të përfituara dhe të përpunuara nga bimët mjekuese dhe aromatike të cilat rriten në natyrë. Gjithashtu edhe shumicën e bimëve i kultivojmë nëpër fushat e hapura. Këtu i prezantojmë afër 20 lloje të produkteve,  ky panair na mundëson t’i promovojmë produktet tona vendore. Presim që të kemi konsumatorë, që të kemi blerës, që t’i provojnë produktet tona, që t’i shijojnë”.

“Çmimet janë promovuese, është panair, çmimet janë promovuese. Kemi 12 lloje të çajave, kemi krema, kemi vajra, kemi ashaf të thatë të frutave të malit, kemi uthull të mollës, uthull të hudhrës. Krejt janë produkte organike, me certifikatë organike. Që dy vite e kemi standardin organik të implementuar nga ‘Albinspekti’, dhe i presim konsumatorët me ardhur me i provuar, me i shiju, panairi na mundëson me i promovuar dhe janë të shëndetshme”.

Panairi do të jetë i hapur deri më 19 tetor dhe paralelisht me panairin, për vizitorët profesionist CEO organizon aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale si; seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionist të kësaj fushe.

Me mbi 10540 vizitorë profesioniste të regjistruar vitin e kaluar dhe me 128 pjesëmarrës Kosova, Holanda , Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Gjermania, Sllovenia dhe Izraeli, “Agrokos” mbetet ngjarja më e rëndësishme në fushën e agrobiznesit në Kosovë e rajon.

Panairi mbështetëset nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, KIESA dhe Komuna e Prishtinës.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/892329257627973/

   

 

Të ngjashme