Lluka: Sektori i teknologjisë informative e ardhmja e zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 11:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomia (MZhE), Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të gjashtë të konferencës rajonale me qëllim të sjelljes së temës botërore të teknologjisë së informacionit IT-së në Ballkan, organizuar nga KosICT.

Ministri Lluka tha se zhvillimi i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është e ardhmja e ekonomisë së Kosovës.

“Ne duam të mësojmë të rinjtë e gjegjësisht femrat për zhvillimin në ndryshme në këtë sektor që mund të jetë kryerja e shërbimeve online që veç po rritet në vend”, theksoi kreu i MZhE-së.

“Kur isha në Uashington DC u takova me dy sekretaret e Bankës Botërore njëra nga temat kyçe ishte financimi i KOD projektit (Kosovo Digital Ekonomy) ky është një projekt prej 60 milion eurosh që 80 për qind e buxhetit do të shkoj për infrastrukturë me të cilin synojmë që çdo shkollë  spital, fshat dhe çdo familje të kenë qasje në një kualitet të lartë të internetit. Jam shumë i lumtur që sot dëgjova nga Roberti për planet rreth platformës  5G që do të vijë në të ardhmen”.

“Përveç këtij 80-përqindëshit që do të shpenzohet për infrastrukturë që do të mbulojë 100 për qind të territorit të vendit,  janë edhe dy komponentë të tjerë; njëra është rritja e kapaciteteve, me çka duam t’iu japim njohuri të rinjve, grave dhe të tjerëve. Por fokus do të kemi të rinjtë dhe gratë në zhvillim të aplikacioneve zhvillimin e ueb-faqeve në shërbime të ndryshme, siç janë numërimi ku ata mund të japin shërbime online për vetëpunësim në krijimin e vendeve të reja të punës online”.

“Dhe komponenti i tretë është promovimi i këtyre aktiviteteve dhe ne do të sigurohemi që për këtë të kemi një buxhet të ndarë. Kosova ka bërë një punë shumë të mirë përmes punësimit online. Dua që të ju siguroj se çdo politikë që ne do të ndërmarrim do të jetë në koordinim ke këtë sektor, me partnerët, ne duam të involvojmë sektorin privat në çdo politikë dhe vendim që ne do të marrim”, u shpreh Lluka.

Drejtori i konferencës, Bardh Kadriu, tha se vit pas viti kanë arritur që në këtë edicion të marrin pjesë 100 pjesëmarrës dhe për këtë është shprehur  shumë i lumtur.

Kryetar i bordit të ICT, Mentor Sahiti, tha se kjo është një mundësi e madhe që  kompanitë dhe të rinjtë dhe kompanitë mund të ndajnë idetë e tyre, raporton EO.

“Sektori i ICT është shumë dinamik dhe po transformon ekonominë në gjithë globin dhe kjo është ajo që ne duam të bëjmë në këtë konferencë të përçojmë këtë mesazh. Ajo çka ne duam të adresojmë tek qeveria është që të përçohet mesazhi i kompanive të këtij sektori deri tek institucionet”.

Për pesë vite me mbi 70 folës gjatë 5 viteve të fundit përfshirë nga Google, LinkedIN, Apple, Revista e Sipërmarrësit, Deutsche Telekom dhe të tjerë, dhe më shumë se 2 000 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Këtë vit ne do të prekim të ardhmen me IoT, AR / VR, Blockchain, SaaS, FinTech etj. Konferenca do të vazhdojë edhe nesër.

Të ngjashme