Lluka takohet me Matthew Palmer, rikonfirmohet bashkëpunimi ShBA-Kosovë

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Uka, ka realizuar një takim me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan Matthew Palmer, ku është biseduar për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe investimet amerikane në vendin tone.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Uka, perms një postimi të tij që e ka bërë në facebook.

“Sot u takova me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, me të cilin diskutuam për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe investimet amerikane në Kosovë “, ka shkruar Uka, raporton Ekonomia Online.

Ministri Uka, më tutje ka shtuar se në takim është biseduar për investimet amerikane në Kosovë.

“Gjatë takimit, ndër të tjera, u bisedua për reformat e ndërmarra ekonomike dhe politike nga Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore në vend. Gjithashtu u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimin të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Palmer më shprehu përkrahjen e parezervë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në procesin e integrimit euro atlantik të Kosovës. “ ka thënë Uka.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ministrit Valdrin Uka:

Sot u takova me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, me të cilin diskutuam për zhvillimet…

Posted by Valdrin Lluka on Friday, April 12, 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme