Lluka uron Mitrovicën për dërgimin e Statutit të Trepçës në Kuvend

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:21 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar zyrtarisht se është dërguar në Kuvend Statuti për Trepçën.

Ky është postimi i plotë i ministrit Lluka:

“Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sapo miratuam dhe dërguam në Kuvendin e Kosovës Statutin për Trepçën, duke hapur kështu rrugën drejtë themelimit të Trepça Sh.A. dhe njëkohësisht zhvillimin e këtij gjiganti ekonomik.

Së bashku me statut, janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.

Falenderoj anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për punën intensive gjatë këtyre dy muajve.

Urime Mitrovicë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme