Lluka: Zhvillimi ekonomik mundësohet duke aftësuar të rinjtë për tregun e punës

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 10:10 | Nga Besjana Barjami

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka marrë pjesë në një takim të Komitetit Drejtues të ICT-së. Ai gjatë këtij takimi tha se një nga objektivat kryesore të ministrisë që drejton është zhvillimit është zhvillimi i sektorit të teknologjisë së informacionit.

Sipas tij, zhvillimi ekonomik mundësohet duke aftësuar të rinjtë për tregun e punës, raporton Ekonomia Online.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik normalisht ka për mision zhvillimin ekonomik të vendit, por në veçanti besojmë që sektori që ne e mbulojmë edhe që ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe është sektori i teknologjisë së Informacionit”.

“Përpjekjet për rritjen e mundësive për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të reja të punës përmes ngritjes së aftësive dhe ngritjes së njohurive të duhura të të rinjve për nevojat e tregut të punës ka rëndësi të veçantë për ministrin tonë”.

Ai tha se Strategjia Nacionale e Teknologjisë së Informacionit duhet të jetë dinamike në mënyrë që të përmirësohet dhe të adaptohet sipas nevojave.

Ai foli edhe për shtyllat e kësaj strategjie që përfshinë politikat promovuese eksportuese dhe investimeve për teknologji të informacionit, zhvillimi i tregut të brendshëm si dhe bashkëpunimi ndërmjet ndërmarrjeve të TIK-ut.

“Masat të cilat bazohet zhvillimi këtij sektori janë të Strategjia Nacionale e Teknologjisë së Informacionit së informacionit respektivisht në nëntë shtyllat e saj apo të grumbulluara në katër pika siç janë: politikat promovuese eksportuese dhe investimeve për teknologji të informacionit, zhvillimi i tregut të brendshëm si dhe bashkëpunimi ndërmjet ndërmarrjeve të TIK-ut, ngritja e nivelit të ndërmarrësisë dhe kualitetit të punës për ndërmarrjet e TIK-ut si dhe edukimi, inovacioni dhe zhvillimi i kapaciteteve për hulumtim dhe zhvillim në teknologji të informacionit”, tha ai.

“Kjo strategji ka nxjerrë detyrime të qarta për të gjitha palët në proces  në mënyrë që potenciali i Kosovës në ofrimin e shërbimeve të TIK-ut përtej kufijve të Kosovës, të ndikojë në transforimin digjital të domosdoshëm për popullatën tonë të re”.

“Strategjia duhet konsideruar si dokument dinamik normalisht jo statik dhe rrjedhimisht mund të rishikohet sipas nevojës kurdo që vlerësohet dhe siç është e nevojshme për të gjithë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme