“LMD Recourses” nga Anglia e interesuar të investojë në Kosovë

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 16:21 | Nga

Interesimit të kompanive për të investuar në Republikën e Kosovës në fushën e minierave i është shtuar dhe “LMD Recourses” nga Anglia.

Zv. kryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “LMD Recourses”, e cila merret me hulumtimin dhe zhvillimin e projekteve minerare në Ballkan.

“Javën e kaluar e kemi kompletuar pakon e udhëzimeve administrative për të funksionalizuar Ligjin për Investime Strategjike dhe, kështu, e kemi shpallur të hapur këtë proces”, ka thënë me këtë rast zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Terreni që ka zgjuar interesimin e kësaj kompanie për të investuar është në komunën e Podujevës.

Të ngjashme