Lufta tregtare shkakton rënie të prodhimit në ShBA

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Prodhimi botëror ka marrë një goditje të rëndë gjatë luftës tregtare, ku pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Japonisë dhe Koresë së Jugut edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë pasojat.

Në Indeksin e fundit të Prodhimit të ekonomisë amerikane u vu në dukje një ngadalësim i befasishëm i prodhimit. Aktiviteti i fabrikave amerikane kë pësuar rënien e parë pas tre vitesh kryesisht në sektorin e automobilave.

Treguesi i prodhimit u ul në 49.1 në muajin gusht nga 51.2 në në muajin korrik, vlera më e ulët që nga janari i vitit 2016.

Raporti vlerëson se prodhimi mund të vazhdojë të ketë vështirësi, duke krijuar shqetësime për rënie ekonomike.

Ekonomia më e madhe në botë sapo ju bashkua vendeve me ngadalësime shqetësuese në rritjen botërore.

Flamujt e kuq që paralajmërojnë një recesion të mundshëm gjithashtu janë shfaqur në treg. Rezultatet janë në përputhje me idenë se ekonomia botërore po ngadalësohet dhe se pasiguria politike po merr një goditje në ekonomi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme