Magbule Shkodra emërohet ministre e Zhvillimit Rajonal

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Magbule Shkodrën si ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal.

Emërimi i saj në këtë post u bë i ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Këtë dikaster qeveritar deri më tani e ka drejtuar Rasim Demiri.

Haradinaj ka emëruar po sot edhe Lulzim Rafunën si ministër në detyrë të Financave në vend të Bedri Hamzës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme