Maloku: Po ta nënshkruaja kontratën me Z-Mobile, do të duhej ta shqyeja diplomën

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 11:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala,  ka intervistuar 3 ekspertë të fushës së Telekomunikacionit për gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje, raporton Ekonomia Online.

I pari që erdhi si dëshmitarë ishte eksperti, Naim Maloku.

Ai tha se PTK që nga ngritja e konkurrencës ka filluar të degradohet dhe sipas tij, një konkurrencë e tillë është kontrata me Z-mobile.

“Telefonia mobile në fillim ka pasë një defekt pasi që qendra ka qenë në Monako dhe Kosova ka pësu humbje të madhe vetëm për shkak të terminimit të trafikut. PTK që nga ngritja e konkurrencës ka fillu me degradu, një konkurrencë e tillë është kontrata me Z-mobile. PTK në një kohë i ka pasë 2839 punonjës”, tha Maloku.

Aty ai u përballë edhe me pyetjet e deputetëve.

Visari Ymeri nga PSD pyeti se: “A do thoshit që mënyra se si është e ndërtuar Z-Mobile i plotëson kushtet me atë që konsiderohet si operator virtual”?

Ndërsa Albulena Haxhiu nga LVV, pyeti: “Kur mundet të ideohet një operator virtual dhe cilat kanë qenë modelet e shfrytëzimit të Telekom Sllovenia”?

Eksperti Maloku tha se nëse atij i kishte ardhë puna ta nënshkruaj një kontratë të tillë si Z-mobile atëherë ai do ta kishte shqyer diplomën e tij.

“Unë nuk e njoh strukturën e as kontratën e Z-mobile. Z-mobile i shfrytëzon komplet frekuencat dhe infrastrukturën e PTK-së.  Në një rast të tillë nëse kish ardhë puna me e nënshkru një kontratë të tillë si Z-mobile atëherë unë e kisha shky diplomën që e kom”, tha Maloku.

Blerta Deliu nga PDK pyeti nëse ka kontrata të tjera të dëmshme në Telekom.

Maloku tha se ai nuk posedon informacionet të tilla.

“Nuk ka informacione të brendshme nëse ka kontrata të tilla. Kontrata nëse është e dëmshme apo jo duhet të shikohet në aspektin përmbajtjesor”, tha Maloku, raporton EO.

Hamiti: Kontrata me Monaco Telekomin ia dha të mbrapshtën PTK-së

Komisioni hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ka vazhduar intervistimin e ekspertit të dytë të fushës së Telekomunikacionit, Ismet Hamiti, raporton EO.

Hamiti në kuadër të kontratave të cilat përfliten si të dëmshme, tha se njëra nga to që i ka shkaktuar shumë humbjet PTK-së, është kontrata e PTK-së me Monaco Telekomin.

Sipas Hamitit kjo kontratë ka sjellë degradimin e PTK-së.

“Kontrata me Monaco Telekomin ka sjellë shumë dukuri negative që hapi rrugë në degradimin e saj. Kontrata me Z-mobile një kontratë famëkeqe. Kontrata e PTK-së me Monaco Telekomin ia dha të mbrapshtën PTK-së. Ajo kontratë është më e dëmshmja deri më tash”, tha Hamiti.

Hamiti tha se më shumë se gjysma e të hyrave të PTK-së i shkonte Monaco Telekomit, duke shtuar se kjo kontratë jeton ende brenda ndërtesës së PTK-së.

“Me këtë kontratë PTK është detyruar të paguajë gjithçka përfshirë edhe country codin. Më shumë se gjysma e të hyrave të PTK-së dikur i shkonte Moanco Telekomit. Kjo kontratë jeton edhe kësaj dite dhe është e kundërligjshme”.

Të ngjashme