Mantovanelli: Për rritjen e punësimit, të rëndësishme ulja e korrupsionit dhe ruajtja e stabilitetit politik

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 08:04 | Nga

Përshpejtimi në krijimin e vendeve të punës është duke u ngadalësuar dhe Kosova po përballet me sfidën e krijimit të më shumë vendeve të punës për qytetarët e saj, ka thënë menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, për të mbështetur momentumin e rritjes dhe vazhdimin e nxitjes së krijimit të mëtejshëm të vendeve të punës, është e rëndësishme që institucionet publike të ekonomisë të krijojnë një terren të barabartë, veçanërisht përmes sundimit të ligjit dhe zbatimit më të mirë të kontratave, kapacitetit më të lartë për menaxhimin e kontratave dhe një regjimi inspektimi që është efektiv pa i mbingarkuar kompanitë.

Në një intervistë për Kohën Ditore ai ka thënë se është e rëndësishme që të investohet në kapitalin njerëzor për të siguruar shkathtësitë e duhura, infrastrukturën për burime të qëndrueshme të energjisë, lidhjen më të mirë rajonale përmes rrugëve, hekurudhave, por edhe përmes teknologjive të informacionit dhe komunikimit. E rëndësishme, sipas tij, është edhe ulja e nivelit të korrupsionit, si dhe ruajtja e stabilitetit politik.

Edhe pse Kosova ka shënuar hapa pozitivë në raportin e fundit të të bërit biznes, sipas tij, treguesit e të bërit biznes nuk masin të gjitha aspektet që lidhen me firmat apo investitorët, ose faktorët që ndikojnë në konkurrueshmëri.

Ka thënë se institucionet publike duhet të krijojnë një terren të barabartë, veçanërisht në aspektin e sigurimit të të drejtave pronësore, sundimit të ligjit dhe zbatimit të kontratave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme