Hapet Hotel & Restaurant Casablanca

Podujevë | 01 Kor 2022 | 09:06 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri

Diçka e re po i shtohet qytetit të Podujevës dhe jo më larg se 15 minuta nga Liqeni i Batllavës. Hotel & Restaurant Casablanca, një vend me shumë stil dhe shije, me një ekipë të pregatitur profesionalisht nga sot mund ta vizitoni dhe ta shijoni ambientin dhe ushqimet qe ofron Casablanca.

Investitori i këtij Hoteli është pronari i kompanisë turistike Zhitia Turist, investitor i huaj me prejardhje nga Kosova, Gazmend Zhitia.

Zhitia, për Ekonomia Online, tha se arsyet pse ka vendosur të investojë në Kosovë është për shkak se ai, e do vendin e tij.

“Unë e dua vendin tim dhe dua ta shohë sa më lartë, prandaj kam vendosur qe të investojë këtu. Investimet tona si familje kanë filluar nga babi im para 50 viteve më parë dhe ai, është motovi kryesor pse kam vendosur të inveatojë edhe ne gastronomi”.

Ndër të tjerash, Zhitia tregon se me hapjen e këtij hoteli, do të sjellë turistë të huaj.

“Me hapjen e këtij biznesi, unë do ta promovoj vendin tonë, do të merremi me organizime turistike që do ti sjellim turistë të huaj në Kosovë për të vizituar vendin tonë nga se lidhjet tona me biznesin tjetër që kemi “Zhitia Turist”, jemi në treg që nga vitet e ’90-ta, prandaj ne kemi lidhje shumë dhe ky hotel do të jetë pikënisja e sjelljes aë turistëve në Kosovë”, shprehet ai.

Ambienti fantastik, profesionalizmi, puna e përkushtuar dhe kuzhina e paharruar, janë elementet të cilat do të bëjne që ky restorant të jetë unik.

Në hapjen solemne të Hotel & Restaurant Casablanca ishin prezent një numer i madh i miqve dhe njerëzve që dëshironin të njihen me këtë ambient

Përshtypje të mira u la të gjithëve çdo detaj i organizimit, ku hapja solemne do të jetë fillimi i suksesit të Hotel & Restaurant Casablanca.

Të ngjashme