Marrëveshja e Brukselit nuk parasheh që rryma të paguhet për dikë tjetër

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 11:33 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur një mbledhje ku është diskutuar lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.

Aty Arsim Janova, anëtar i bordit të ZRRE-së tha se humbjet komerciale kanë hyrë edhe humbjet e veriut sepse është konsideruar që kompania nuk mund të ketë akses në atë pjesë që të faturojë banorët.

“Ne i kemi kthyer një përgjigje Avokatit të Popullit dhe i kemi thënë se duhet të përmendet që bordi është jo funksional dhe pas formimit të bordit në bashkëpunim me qeverinë. Unë më mirë mund të them që të ndodhë pezullimi i atij vendimi deri sa të ndodhë vendimi përfundimtar i gjykatës. Më 30 nëntor i kemi dërguar të kontaktuarve një shkresë”.

Përfaqësuese e Listës Serbe Miljana Nikoliq, tha se nuk është kundër pagesës së rrymës në veri, por që sipas saj nuk po respektohet marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë.

“Raporti i avokatit të popullit të respektohet edhe unë jam kundër për mos pagesën e energjisë në 2009 ka pasur ndalës te rrymës deri 24h ku me marrëveshjen e Brukselit është dashur të angazhohen dy furnizues të energjisë, unë frakturën e marrë nga “Elektro Cosmeti”. Këto kompani kanë dhënë katër herë kërkesën për marrjen e licencës por nuk i është dhënë. Sipas informacionit “Elektor Cosmet” është furnizues i energjisë”.

“Faturat e larta në jug për veriun janë të pavërteta. “Elektro Cosmeti” ka qenë edhe para edhe mas luftës. Me marrëveshjen e Brukselit duhet të shndërrohen elektorsever. Unë po pyes se pse kjo janë refuzuar përkundër që i janë paraqitur krejt dokumentet pse nuk kanë ardhur deri tek përfundimi. Veriun e furnizon elektor KOSTIT”.

Por Janova tha se pjesa veriore furnizohet me energji nga pjesa tjetër e vendit duke shtuar se në atë pjesë ka shkelej të ligjeve të Kosovës.

“…ti zonjën mundesh me lexua gjithçka po veriun e furnizon Kosova me energji elektrike. Kosova nuk ka pranuar licencën e atyre për shkak që statusin e saj përmendet Kosova Metohije e që është në shkelje me statusin e ligjeve tona”.

Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se është shkelje e të drejtave të njeriut që të paguhet rryma e shpenzuar nga dikush tjetër.

Kurteshi ka kërkuar përgjigje nëse është planifikuar që të kompensohen qytetarët për siç ka thënë ai vjedhjen me letra që u është bërë.

Kurteshi tha se asnjë marrëveshje e Brukselit nuk parasheh që rryma të paguhet për dikë tjetër dhe se askush nuk mund të detyrohet ta bëjë këtë.

“Unë si qytetar pse jam i obliguar të paguash rrymës e dikujt që ka vra shokun tim. Cila marrëveshje ndërkombëtare më detyron me paguar rrymën e dikujt tjetër çdo marrëveshje e tillë shkel rëndë të drejtat e njeriut. Si është duke u bërë rryma tash, pse kjo nuk bëhet transparente në faktuar të rrymës edhe nuk është qenë transparent edhe ma herët”.

“Marrëveshja e Brukselit nuk është plotësuar nga Kosova sepse këto kompani kanë dhënë dokumentacionin i cili katër herë është refuzuar arsyet e refuzimit është se kanë dhënë kërkesë që t rishqyrtohet por nuk kanë marrë përgjigje pse është refuzuar”.

Të ngjashme