Pas marrëveshjes me Serbinë për energjinë, ZRrE-ja licencon kompaninë “Elektrosever” të operojë në veri

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 14:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar të premten kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”.

Pas aprovimit të kësaj licence, katër komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku do të furnizohen me energji elektrike dhe do të faturohen me çmime të parregulluara nga “Elektroserveri”.

Ymer Zejnullahu, drejtor i bordit të ZRrE-së, tha se tarifat e furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implentohen në të gjithë territorin.

“Me të drejtë u përshkrua në mënyrë kronologjikë aplikacioni për licencim. Katër komunat në veri: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica Veriore, territori qe mbulon kjo licencë janë konsumatorët e këtyre komunave. E dimë që ka qenë proces i stërzgjatur. Kjo licencë gjithashtu duhet të ritheksoj ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara, që do të thotë se konsumatorët do të furnizohen me çmime që ofrohen nga ky furnizues. Por tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të transmisionit të tregut, të furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implementohen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa konsumatorët kane të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

E Ymidin Misini, Ekspert Ligjor i kanë propozuan bordit të ZRE të vendoset në lidhje me aplikacionin për periudhën 5 vjeçare për furnizim me energji elektrike për 4 komuna veriore.

“Me datën 30 dhjetor zre i është përgjigjur ndërmarrjes lidhur me aplikacionin ku është refuzuar shqyrtimi i saj. Për s ai përket aplikacionit për furnizim me energji. Grupi punues ishte takuar disa herë për ti vlerësuar aplikacionet. ZRE kishte thirr në takim edhe përfaqësues e KEK dhe KESKO. Me datën 8 mars 2021 dërgohen dëshmitë e përmisuara. Me datën 7 prill grupi punues takohet edhe njëherë. Grupi punues i vlerëson komentet dhe konkludon se aplikacioni është i kompletuar për licencim. Gjatë këtij viti ZRE ka pranuar udhërrëfyesin për marrëveshje për energji. I propozojnë bordit të ZRE të vendoset në lidhje me aplikacionin për periudhën 5 vjeçare. Territoret janë komunat veriore të Kosovës. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Kompania “Drustvo Elektrosever” që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2020 ka aplikuar për licencim, ndërsa deri më sot nuk është pajisur me licencë për shkak se dhënia e licencës varej nga përputhshmëria me marrëveshjen e Brukselit.

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

No description available.

Të ngjashme