Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Slloveni, marrin pjesë 40 kompani sllovene

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 09:19 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) me rastin e vizitës se ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec i cili do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka organizuar Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni ku janë të pranishme rreth 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.

Në fund të takimit të bizneseve do të në shkruhet  protokoll bashkëpunimi mes bizneseve të Kosovës dhe  Sllovenisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në shumë dimensione dhe forcimi i partneritetit ekonomik me këtë vend do të ndikojë në qëndrueshmëri ekonomike për Kosovën.

Madje sipas tij, ky bashkëpunim ndikon edhe në përshpejtim të proceseve integruese, por edhe në përmirësimin e imazhit dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë vendore.

“Jemi të mendimit si Odë Ekonomike që njëra ndër shtyllat e urës që do të lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe Brukselin duhet të jetë Sllovenia e cila ka dëshmuar vetën në kohë të vështira. Është investitori i pas luftës, investoi në telekomunikacion, investoi në banka dhe kompani të sigurimeve që dëshmonë një interesim të bashkëpunimit të palës sllovene me Kosovën”.

“Në këtë forum ekonomik po promovohet një partneritet i ri, një partneritet që duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera dhe këtë organizim po bëjnë OEK dhe MPJ i ndihmuar edhe nga klubi i bizneseve sllovene që po reflekton një partneritet më ndryshe deri më tani dhe vetë fakti që kemi 40 kompani nga sllovenia dhe një numër enorm nga Kosova”.

Të ngjashme