Mbahet Konventa Vjetore Bankare, sektori bankar rol kyç në rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) ka mbajtur Konventën Vjetore Bankare 2021, me ç’rast u vlerësua kontributi i sektorit bankar në rimëkëmbjen ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Konventa, e cila tradicionalisht organizohet nga Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK), sivjet kishte për temë “Financimi i qëndrueshëm: Standardet mjedisore, sociale dhe qeverisëse për financim të qëndrueshëm në Kosovë”.

Vetëm në vitin 2021 sektori bankar ka kredituar rreth 1.5 miliard euro, u tha nga pjesëmarrësit.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha se synim i tyre i përbashkët ndër vite është që të kontribuojnë për të mirën e ekonomisë së vendit dhe për një mirëqenie më të mirë për qytetarët.

Ai tha se përveç kontributit primar në rimëkëmbjen ekonomike, sektori bankar po vazhdon të japë një kontribut të çmuar në mbështetje të kauzave të ndryshme të shoqërisë, përmes donacione dhe aktivitete të ndryshme.

“Për ne si sektor bankar, kjo konventë është një prej ngjarjeve të rëndësishme që shënojmë çdo fund vit, duke përzgjedhur tema relevante dhe kruciale në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit bankar. Më vjen mirë që tema në këtë konventë nuk është për pandeminë dhe pas dy vitesh shumë të vështira që kemi kaluar të gjithë së bashku, kemi arritur që të mendojmë edhe për çështje shumë të rëndësishme, siç është edhe tema për këtë vit, respektivisht financimi i qëndrueshëm, kriteret ambientale, sociale dhe qeverisëse për një financim të qëndrueshëm në Kosovë, për një ambient më të qëndrueshëm në Kosovë dhe për një mirëqenie sociale më të madhe”.

“Shoqata e Bankave të Kosovës është zëri i bankave anëtare të saj, dhe që nga themelimi vazhdon të kontribuojë për një zhvillim më të madh të sektorit bankar, për të rritur kapacitetet e resurseve njerëzorë në sektor, dhe për të siguruar që sektori bankar është stabil, i qëndrueshëm dhe që gëzon besimin e qytetarëve”.

“Puna jonë e përbashkët ndër vite ka bërë që të jemi më të bashkuar se kurrë për të mirën e ekonomisë së vendit dhe për një mirëqenie më të mirë për qytetarët. Përveç kontributit primar në rimëkëmbjen ekonomike, sektori bankar po vazhdon të japë një kontribut të çmuar në mbështetje të kauzave të ndryshme të shoqërisë, në mënyre vullnetare përmes donacione dhe aktivitete të ndryshme”.

“Kjo na frymëzon që ne si sektor dhe si Shoqatë e Bankave, të vazhdojmë punën tonë, të mbështetur nga institucionet partnere si BQK, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të tejkaluar të gjitha sfidat dhe për të ndërmarrë hapa të guximshme drejt një të ardhme më të mirë për ekonominë e vendit”, tha Balija.

Albert Lumezi, kryetar i Bordit të Drejtorëve në Shoqatën e Bankave, tha se në vitin 2021 kanë kredituar ekonominë e vendit me rreth 1.5 miliardë euro, raporton EO.

“Ky vit për të gjithë ne paraqet një vit të angazhimit për rimëkëmbje nga vështirësitë e jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia në vitin e kaluar, dhe me të cilat ende po ballafaqohemi. Këtë vit kemi bërë shumë punë, në mënyrë që të solidarizohemi dhe të ndihmojmë në të gjitha sferat e jetës ku kemi mundësi, e më shumë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Për ne si sektor bankar, viti që po e lëmë pas, paraqet një vit kur ne jemi përkushtuar me të gjithë mundësitë tona që t’i mbështesim klientët tanë, që t’i rigjallërojnë bizneset e tyre dhe të rikuperojnë dëmet që vitin e kaluar ishin shkaktuar në shumë sektor të ekonomisë. Përmes Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe në koordinim me BQK-në, Ministrinë e Financave, FMN-në, ne bashkëpunuam në shumë iniciativa të dobishme të cilat kishin për qëllim ofrimin e mbështetjes financiare, si për ndërmarrje, ashtu edhe për ekonomitë familjare”.

“Në këto angazhimet e përbashkëta, ne e arritëm që të kreditojmë ekonominë e vendit me rreth 1.5 miliardë euro brenda vitit 2021, me ç’rast u koordinuam me institucionet e lartcekura për t’u ofruar shumë lehtësira, si fleksibilitet ne pagesën e kësteve të kredive, normave preferenciale të interesit, subvencionim të kredive investive e shumë të tjera”.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Sokol Havolli, tha se falë veprimeve të ndërmarra në koordinim me Shoqatën e Bankave, janë arritur efekte pozitive në ekonominë vendëse, raporton EO. 

“Situata me Pandeminë është karakterizuar me shumë të panjohura edhe për rregullatorët, përfshirë është të vendeve që e kanë një traditë shumë të gjatë të sistemit financiar të tyre dhe përgjigja ndaj këtyre sfidave në gjithë këto vende ka qenë një përgjigje e cila nuk e ka pas një precedent të mëhershëm ngjashëm së bashku me përfaqësues të sistemit bankar përgjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë një varg veprimesh me qëllim të lehtësimit të situatës dhe presionit financiar për qytetarët dhe për bizneset në vend”.

“Fillimisht me moratoriumin dhe pastaj me dy udhëzime për riprogramim të kredive, që BQK së bashku me sistemin financiar, kanë qenë ndër kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike për vitin 2021, dhe poashtu edhe të zvogëlimit të efektit negativ në vitin 2020. Treguesit e shëndetit financiar sot, tregojnë se gjitha veprimet që i kemi marrë, kanë qenë vendim precize, të cilat përfundimisht e kanë pasur efektin pozitiv në ekonomi, dhe pozitiv në sistemin financiar, sepse sot flasim për një sistem likuid me profit, si dhe me kredi joperfurmuese ne nivelet e ulëta historike”, tha Havolli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme