BE mbështet AUVK-in në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të bimëve

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 10:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë kanë lanësuar projektin e binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Libor Chlad, Zëvendës shef i Sektorit të Bashkëpunimit, në zyrën BE-së, tha se ky është projekti i parë i financuar nga BE për sektorin Fitosanitar në Kosovë.

Sipas tij, qëllimi është forcimi i zbatimit dhe kapacitetit operacional të institucioneve përgjegjëse për shëndetin e bimëve në Kosovë me qëllim të sigurimit të sistemit efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Kristine Lifanova, drejtoresha e Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë e cila njëherit është edhe Udhëheqësja e projektit e shtetit anëtar, tha se projekti do të mbështes autoritetet kosovare në ngritje të kapaciteteve të kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve.

Krejt kjo sipas saj, në mënyrë që të sigurohet sistemi efektiv i kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produkte bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Valdet Gjinovci, Drejtor i Përgjithshëm i AUVK-ut, ka falënderuar zyrën e BE-së për mbështetjen e këtij projekti që do të ndihmojë atyre ne kontrollin të organizmave të dëmshëm për bimët.

Të ngjashme