Mbështetet riintegrimi i personave të riatdhesuar

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 17:55 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan sot marrëveshjen për zgjerimin e programit të vetëpunësimit për të ofruar mundësi për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Kosovë. Programi zbatohet nga Agjencia e Punësimit e Kosovës së bashku me UNDP-në në Kosovë.

Marrëveshja zyrtarisht u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, dhe Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo.

Qëllimi i këtij programi është riintegrimi i qëndrueshëm i familjeve të riatdhesuara përmes ofrimit të mundësive për hapjen e bizneseve të reja për personat e riatdhesuar në përputhje me politikat e riintegrimit në tregun e punës për këtë kategori.

Programi do të mbështesë hapjen e 200-300 bizneseve të reja nga personat e riatdhesuar në Kosovë, duke rritur të ardhurat e tyre, përmes krijimit të vendeve të punës dhe duke ndihmuar të kthyerit të riintegrohen në tregun e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme