Mbi 100 milionë euro më shumë eksport për pesë muaj, shënohet rritje drejt ShBA-së

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 10:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vlera totale e eksportit të produkteve kosovare deri më tani ka arrit vlerën e 253 milionë eurove, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Stavileci tutje tha se deri më tani të eksportuar 66% apo 101 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak.

“Periudha janar-maj mund të them që prapë është përveç që kemi një rekord në të hyra kemi edhe një rekord në eksport. Ne deri tani kemi të eksportuara 66% më shumë se viti paraprak dhe kjo është një shifër se kur merret parasysh viti paraprak ka qenë një ndër vitet më të mira, pra kemi rreth 101 milionë euro më shumë eksporte dhe në total vlera eksportit në vitin 2021 ka arrit në 253 milionë euro që krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtë periudhë ka qenë 152 milionë euro dhe ka rritje mjaft domethënëse”.

Ai tutje tha se produktet që i sjellin më shumë të hyra Kosovës janë produktet e luksit, derisa ka përmendur që ka rritje të importit të naftës, duhanit dhe automjeteve.

Stavileci potencoi se ka rritje të eksportit edhe drejt ShBA-së, raporton EO.

“Ato janë produktet që sjellin më së shumti të hyra në buxhetin e Kosovës, kemi rritje të importit të produktit të naftës, kemi rritje te importet e duhanit si dhe rritje te numri i automjeteve qe janë importuar gjatë kësaj periudhe”.

“Eksporti i Kosovës është i drejtuar në dy drejtime, fillimisht kemi eksportin në vendet e rajonit, pastaj kemi edhe eksportin në vendet e BER-së dhe kryesisht kemi rritje mjaft domethënëse të eksportit drejt ShBA-së”.

Të ngjashme