Mbi 16 milionë euro investimi i KEDS-it në Prishtinë, konsiderohet jetike për kryeqytetasit

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 12:34 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë inspektuar punimet në terren, investimet e KEDS-it në kryeqytet.

Prej 120 mijë qytetarë të Prishtinës, 95 mijë prej tyre do të përfitojnë nga ky projekt, raporton Ekonomia Online. E shifra e këtij investimi do të jetë mbi 16 milionë euro.

Erbas deklaroi se brenda këtij viti do të përfundojnë punimet për furnizim me energji elektrike.

Siç njoftoi ai, nga ky investim do të ketë energji stabile dhe të gjitha kabllot e ekspozuara do të futen ndër tokë.

“Për periudhën 6 mujore të këtij viti do të kompletohet investimi. Investim do të jetë 16.5 milionë euro ku do të afektohet i gjithë kryeqyteti. 95 mijë konsumatorë në gjithë Prishtinën prej 120 mijë konsumatorë, do të përfitojnë prej këtyre investimeve”.

“Do të kemi energji stabile me kë më të madhe dhe gypat të cilat janë përgatitur për kabllo të cilat do të jenë ndër tokë”, ka thënë Erbas.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se investimi i KEDS-it kap vlerën prej 16 milionë euro, gjë e cila do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike, raporton EO.

“Jemi në vëzhgim apo monitorim te punimeve që KEDS-i po i bënë në komunën e Prishtinës, KEDS-i po bënë një investim mbi 17 milionë euro në përmirësimin e situatës në Prishtinë në disa fusha siç është përmirësimi e furnizimit të rrymës prej 10 kw në 20 kw që ofron rrymë stabile”.

“Po ashtu është edhe kabllot e ekspozuara do t’i fusim nën tokë të cilat janë edhe të rrezikshme me këto investime do të barten në furnizimin alternativ. Falënderoj KEDS-in për përgjigjet e shpejta në situata të tilla”, u shpreh Ahmeti.

Të ngjashme