Mbi 163 mijë aplikues për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale, s’pati parregullsi

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 08:05 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 163 mijë punëtorë kanë aplikuar për kompensim nga Pako Emergjente Fiskale si ndihmë për bizneset gjatë pandemisë.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se bizneset nuk kanë pasur asnjë problem gjatë paarashtrimit të kërkesave, falë sistemit të ATK-së.

Murtezaj potencoi se mbi 161 mijë punëtorë kanë kërkuar kompensin, 1 mijë e 670 punëtorët të cilët iu është shkëputur kontrata si dhe 14 mijë e 800 punëtorët të cilat kanë lidhur kontratë nga data 1 mars.

Kurse punëtorët e marketeve, furrave dhe farmacivee cila është cilësuar si kategoria e rrezikuar janë paraqitur 18 mijë e 387 punëtorë.

“Ne kemi përgatitur platformën për krijim të mundësive që bizneset të parashtrojnë kërkesat e tyre për përfitim nga Pako Emergjente Fiskale. Nga data 11 prill bizneset kanë parashtruar kërkesat e tyre deri me 15 maj pa asnjë ankesë në cështje teknike”.

“Kemi pranuar kërkesa për kompnesim të pagave sipas kategoris A, B dhe C si dhe kategoria e rrezikuar që kanë përiftuar punëtorët e marketeve, furrave dhe marketeve”.

“Për kategorinë A mbi 161 mijë punëtorë kanë kërkuar kompnesim, për kategorin B punëtorët të cilët kanë shkëputur kontratën janë 1 670, për kategorin C që nënkupton punëtorët që kanë lidhur kontratë nga data 1 mars 14 mijë e 800 punëtorë”.

“Ata me rrezikshmëri janë 18 mijë e 387. Gjithsej totali i punëtorëve për të cilët është kërkuar kompensin është mbi 163 mijë të punësuar”, ka thënë Murtezaj.

Me tej, Murtezaj ka folur edhe për tentimet e bizneseve për të përfituar nga Pako Emergjente Fiskale për shkak të interesve personale, por që sipas Murtezajt janë identifikuar mënjëherë nga sistemi i ATK-së, raporton EO.

“Nga aspekti i parregullësive brenda procedurës së parashtrimi i kërkesave dhe shqyrtimi që është bërë nga Miinistria e Financave ku kanë hasur në komision raste që kanë tentuar për shkak interesit të individëve të përfitojnë dy ose më shumë herë , por sistemi ynë ka identifikuar rastet”, tha ai.

Të ngjashme