Mbi 413 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti.

Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka deklaruar se aplikimet për tërheqje janë duke vazhduar. Ai ka njoftuar se deri tani, rreth 413.000 kontributdhënës kanë tërhequr 10%, ndërsa shifrat totale të tërheqjes deri tani janë mbi 191.000.000 euro

“Mbi 10.000 qytetarë kanë fituar 10 euro nga Trusti, 58.000 nga 50 euro dhe 122 mijë me nga 100 euro”, ka njoftuar Demi.

Ai ka deklaruar se në bazë të llogaritjeve, gjatë ditës janë duke aplikuar qindra qytetarë.

Të ngjashme