Mbi 60% e remitencave vijnë nga Gjermania e Zvicra – sivjet pati rritje për 6.3%

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat vazhdojnë të jenë njëra ndër shtyllat kryesore të të hyrave për Kosovën.

Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas BQK-së, shënuan vlerën prej 553.3 milionë euro deri në gusht 2019, apo 6.3 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

Në raportin e fundit të BQK-së thuhet se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga dërgohen 41.3 përkatësisht 19.8 për qind e gjithsej remitencave.

“Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-ja, gjegjësisht 7.1 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro duke shënuar rritje prej 22.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”, ka njoftuar BQK, raporton televizioni publik.

Në kuadër të strukturës së IHD-ve, sipas BQK-së, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018).

Të ngjashme