MCC viziton Kosovën për të diskutuar potencialin për kompaktin e ri për të avancuar rritjen ekonomike

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-ve (MCC) ka vizituar Kosovën javën e kaluar për të diskutuar potencialin për përdorimin e një kompakt programi të MCC-së për të reduktuar varfërinë dhe për të promovuar rritjen ekonomike këtu. Bordi i Drejtorëve i MCC-së ka përzgjedhur Kosovën si të përshtatshme për një MCC kompakt program dhjetorin e kaluar. Kosova duhet të vazhdojë të tregojë përparim kundër korrupsionit në mënyrë që të marrë këtë financim dhe ndihmë.

Delegacioni, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Departamentit për Çështje Kongresionale dhe Marrëdhënie me Publikun, Karen Sessions, u takua me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe me udhëheqës nga sektori privat. Ata diskutuan qasjen e MCC-së në luftën kundër varfërisë përmes rritjes ekonomike.

Një faktor që frenon rritjen ekonomike është korrupsioni lidhur me të cilin rangimi global i Kosovës është i ulët. Kosova duhet të ri-përzgjedhet nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së çdo vit të zhvillimit kompakt, dhe do të vlerësohet përmes fletënotimit të MCC-së që përmban një vlerësim të përpjekjeve për reduktimin e korrupsionit.Momentalisht MCC është duke zbatuar për Kosovën Programin e Pragut të grantit të vogël i cili përkrahë investimet në efikasitetin e energjisë dhe punësimin e femrave në sektorin e energjisë, si dhe shtimin e të dhënave publike për gjyqësinë, mjedisin, dhe fuqinë punëtore.

Me 20 shkurt 2019 zëvendëskryetarja Sessions ndihmoi në nisjen e projektit “Gratë në Energji” që është pjesë e Programit të Pragut të MCC-së për Kosovën. Ky projekt mbështetë mundësitë për pjesëmarrjen e femrave si të punësuara dhe si ndërmarrëse në këtë sektor gjersa i rritë mundësitë ekonomike për femrat dhe përkrahë një program të bursave. Momentalisht zbatohet nga Fondaconi i Mijëvjeçarit i Kosovës dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme