Më 18 qershor në Suharekë organizohet “Karnavali i Golden Eagle 2022”

Suharekë | 17 Qer 2022 | 08:15 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më 18 qershor në Suharekë tashmë tradicionalisht do të mbahet “Karnavali i Golden Eagle 2022” kudo të marrin pjesë grupe të ndryshme artistë dhe këngëtarë me renome nga shumë shtete.

Kjo ngjarje unike kulturore organizohet në përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës dhe për dallim nga vitet tjera këtë vit falë angazhimit të organizatorit Golden Eagle, do të marrin pjesë më shumë grupe artistësh që merren me karnavale dhe që do t’i japin festës tjetër dimension.

Njëri nga organizatorët e Karnevalit, Lendrit Palushi tha se pas një viti pauzë karnavali do kthehet fuqishëm në një frymë të re ku rreth 90 për qind e grupeve do të jenë nga vetndet e botës.

“Pas dy viteve pauzë për shkak të pandemisë së Coronavirusit, të shtunën në Suharekë do të zhvillohet edhe festivali i tretë i karnavalit Golden Eagle ku pritet të jetë pak më ndryshe se dy edicionet e kaluara pasi qe 80-90 për qind do të jenë grupe nga jashtë, kryesisht nga Italia, Spanja, Brazili, Franca, Shqipëria, Mali i Zi e Anglia”, tha ai.

Ai shtoi se janë diku 500 persona të cilët janë akomoduar në hotelet e Suharekës dhe Prizrenit.

“Pjesëmarrësit e grupeve do të jenë afro 500 persona të cilët të gjithë janë akomoduar nëpër hotelet e qytetit të Suharekës, po ashtu disa edhe në qytetin e Prizrenit Përgatitjet kanë shkuar mirë falë edhe angazhimit të Komunës së Suharekës, kryetarit Bali Muharremaj i cili na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në organizimin e këtij eventi. Ndër artistët që do të përformojnë janë Dhurata Dora, Mirlinda Ademi dhe Getoar Selimi, etj”, tha ai.

 “Defileu i grupeve pjesëmarrëse do të fillojë rreth orës 18:00, ora 19:30 do të ketë performancë të grupeve në skenë, kurse nga ora 20:00 do të fillojë edhe koncerti me artistët”, tha në fund ai.

Të ngjashme