Më 22 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 22 maj 2020 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro. 

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

 Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme