Më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2021

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave njofton se më 25 shkurt 2021 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme