Me nismën e kryetarit Aliu, bizneset ferizajase ofrojnë 500 vende pune

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Me nismën e kreut të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe gatishmërinë e bizneseve lokale, është krijuar një listë me 500 vende të lira të punës në sektorin privat, me pagë minimale 300 euro me mundësinë e rritjes progresive të pagës.

Vendet e lira të punës janë të profileve të ndryshme të industrisë.

Një mundësi e tillë, kaq e gjerë në shtrirje dhe numër, është një mundësi ku mund ta gjejnë vetën shumë nga punëkërkuesit, andaj inkurajohen qytetarët ferizajas, por edhe të tjerë që të paraqiten në zyrën e Kryetarit të Komunës, ku stafi i tij do t’i njoftoj për këto vende të lira të punës dhe mundësitë që ofrojnë ato, thuhet në një njoftim të Komunës së Ferizajt.

“Kjo nismë që po ndërmerret për herë të parë nga vet qytetari i parë i Ferizajt, Agim Aliu dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me bizneset ferizajase, që dëshmon qasjen që ka qeverisja lokale, për t’iu gjendur pranë qytetarëve në krijimin e mundësisë për vendosjen e mirëqenies së tyre sociale, që familja të ketë burim të sigurt të ardhurash dhe hap domethënës në zbatimin e platformës qeverisëse, pjesë të veçantë të së cilës zë familja dhe masat shtetërore për mbrojtjen e familjes”.

Të ngjashme