Më së shumti kërkesa në ATK për masën mbështetja e punësimit të grave, 594 aplikime

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 08:30 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar të implementojë tri masat nga Pako e Ringjalljes Ekonomike, marrë vendim nga ministria e Financave, deri më tani kanë aplikuar gjithsej 523 biznese për 1365 të punësuar, raporton  Ekonomia Online.

Drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj ka njoftuar në një intervistë për Ekonomia Online se deri më tani ka pranuar më së shumti kërkesa për masën 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas tij për këtë masë që ka të bëjë me punësimin e grave kanë aplikuar 341 biznese për 594 punëtore.

“Ne si institucion Administratë Tatimore e Kosovës me vendim të ministrit të Financave Punës dhe Transfereve jemi autorizuar që të implementojmë tri masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomik, në këtë rast masat 1.1,1.2 dhe 1.3. Nga momenti i marrjes së kësaj përgjegjësie ne fillimisht kemi përgatitur sistemin përmes të cilit bizneseve ju krijohet mundësia që të aplikojnë për të përfituar nga këto masa dhe ky sistem është përgatitur në kohë rekorde dhe është funksional nga data 12.08 deri më tani”.

“Nga 12 gusht deri më sot kur po flasim ne kemi gjithsej 523 kërkesa të bizneseve për 1365 të punësuar. Ky është totali i kërkesave ndërsa sipas masave, për masën 1.1 që ka të bëjë me të rikthyerit në punë, kërkesa për të përfituar për të rikthyerit në punë kemi126 kërkesa për 275 të punësuar. Masa 1.2 që ka të bëjë me formalizimin e të punësuarve apo të punësuarit e rinj, kemi 129 kërkesa me gjithsej 488 të punësuar dhe masa 1.3 që ka të bëjë me punësimin e grave, kemi numrin më të madh të kërkesave në këtë rast 341 kërkesa për 594 të punësuara”, është shprehur ai.

Sipas Murtezajt ky numër nga momenti në moment ndryshon sepse sistemi është online dhe gjatë 24 orëve bizneset mund të aplikojnë për të përfituar nga këto masa.

Tutje ai ka treguar se i gjithë ky proces po përcillet me rregull dhe akoma nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për sqarime shtesë nga aplikantët.

“Deri më tani nuk kemi asnjë vërejtje nga asnjë biznes për asnjë pengesë gjatë procesit të aplikimit ndërsa në këtë kohë edhe ka filluar edhe komisioni që është i autorizuar nga ministri i Financave që të bëjë validimin e të dhënave të këtyre kërkesave dhe njëkohësisht edhe shqyrtimit të këtyre kërkesave me qëllim që të shtyhet tutje procesi i përmbylljes ose dërgimit të raporteve për të derdhur mjete në llogari të bizneseve të cilat veç kanë parashtrua kërkesë për të përfituar për të punësuarit e tyre”.

“Gjithçka qenë e thjeshtësuar dhe gjithçka e përshkruar edhe në manualin e përdorimit të kësaj vegle, dhe njëkohësisht veç kësaj vegle që është për të aplikuar ne paralelisht kemi krijuar edhe një vegël shtesë ku bizneset dhe individët mund të verifikojnë nëse veç janë të përfshirë në listën të cilët mund të përfitojnë nga masat 1.1 që në numër është rreth 25 mijë të punësuarit të cilit veç kanë humbur në atë kohë vendet e punës dhe që janë potencial për të përfituar nga masa 1.1. Në këtë rast mund të konstatojmë se nuk kemi asnjë shqetësim për sqarime shtesë nga ana e bizneseve”, ka përfunduar ai për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme