Me Zonën Ekonomike në Drenas synohet rritja e vendeve të punës

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 15:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur Seminari i Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas, raporton Ekonomia Online.

Zv. ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbreshë Krasniqi, tha se kjo zonë industriale parasheh zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo tha se me ndërtimin e Stadiumit Kombëtar pritet të ketë edhe më shumë investitorë.

“Të gjitha investimet janë kryer nga fondet e MTI-së për infrastrukturë fizike, për momentin në parkun e biznesit në Drenas janë vendosur 41 biznese, ky projekt mund të konsiderohet i kompletuar dhe nuk ka më hapësire”, tha Krasniqi.

“MTI-ja bashkë me MMPH dhe Ministrinë e Financave ka inizuar dhe kompletuar për shpronësimin e zonës ekomomike në Drenas, kjo zonë përfshinë sipërfaqen prej 61 hektarë dhe më vonë është zvogëluar ku do ndërtohet Stadiumi kombëtar i ka dhe tani kjo zonë pritet të kenë rreth 30 hektar. Projekti parasheh investime kapitale dhe ndërtimin e qendrës për trajnime profesionale”, shtoi Krasniqi.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, Egzona Jetullahu, tha se ko zonë do të sjellë zhvillim pozitiv për Drenasin.

“Do jetë pozitive për Drenasin dhe bizneset që operojnë në Drenas, zona ekonomike besojmë se do jetë shtyllë për zhvillimin ekonomik në Drenas edhe kur do ndërtohet Stadiumi Ndërkombëtar dhe presim që investitorët do të investojnë. Është komuna në bashkëpunim me MTI-në ajo që do jep një shtyllë gjitha bizneseve që janë të interesuara të investojnë në Drenas”, tha Jetullahu.

Laura Pedrejon nga Banka Evropiane tha se Zona Industriale në Drenas do të krijoj po ashtu edhe vende të reja pune e cila ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Objektivi i kësaj zonë është që të mbështetët zhvillimi ekonomik në Kosovë dhe krijon vende pune që është në thelb të mandatit të Bankës”,  tha Pedrejon.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting, table and indoor
Image may contain: 6 people, indoor

Të ngjashme