Mehmeti: Banka Raiffeisen ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 18:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së zyrës së re qendrore të Bankës Raiffeisen në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Banka Raiffeisen ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Kam nderin që sot jam së bashku me juve për të përuruar zyrën e re të Bankës Raiifeisen. Investimi juaj në këtë objekt është i qartë për të vazhduar rrugëtimin tuaj. Banka Raiffeisen  ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës dhe shpresojmë që do të vazhdojmë me këtë sukses edhe në të ardhmen. Banka Raiffeisen ka kontribuar në rritjen e qasjeve të financave dhe në zhvillimin tregtar me vendet tjera , ka ndihmuar tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës. BQK-ja mbetet e përkushtuar në bashkëpunim me qëllim të tejkalimit të sfidave”, tha ai.

“Bankat e Kosovës kanë një statut të veçantë në ekonomi dhe me sukses po i përmbushin këto kërkesa. Sot në Kosovë kursimet tona janë të sigurta dhe bankat janë një shembull i suksesit në Kosovë. Kjo do të ndikonte në zhvillimin ekonomik si dhe avancimin e mëtutjeshëm bankar në të cilën Banka Raiffeisen e luan një rol të rëndësishëm në Kosovë”.

Drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Johann Strobl, tha se me shumë punë sot asetet e kësaj banke janë 1 miliardë euro dhe përfaqësojnë 24% të tregut bankar në Kosovë.

“Raiffeisen Bank International operon në 13 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore ndërsa në Kosovë kemi ardhur në vitin 2003 pasi kemi blerë Bankën Amerikane të Kosovës. Ky ka qenë dhe fillimi i një rrugëtimi 16 vjeqar i rritjes dhe transformimit të Bankës , rrugëtim i cili bëri që Raiifeisen të jetë banka numër një në Kosovë dhe sot rezultoi me blerjen e kësaj ndërtese në vlerë prej 25 milion euro e cila do të jetë edhe zyrë qendrore e Bankës”.

“Nga në fillim jo i qëndrueshëm në vitin 2003 kur asetet e përgjithshme ishin vetëm 130milionë Euro dhe banka kishte 12 degë dhe ne jemi rrit dhe zhvilluar aq shumë  që sot asetet tona janë 1 miliardë euro në Kosovë kemi 46 degë bankare dhe 900 punëtorë dhe përfaqësojmë 24% të tregut bankar në Kosovë”.

Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë (RBI), Robert Wright, tha se në zyrat e tyre do të kenë një orar fleksibil dhe 52% e punonjësve do të jenë femra.

“Në këtë ndërtesë do të punojnë mbi 600 punonjës të Bankës. Objektiva kryesore e Bankës është që të ketë punëdhënësi më i mirë në Kosovë dhe duke pasur parasysh këtë ne kemi krijuar një ambient pune që vendosë standard të reja në Kosovë. Në zyrën tonë të re qendrore ne do të kemi orar fleksibil që të jetë i përshtatshëm për punonjësit me familje të reja duke përfshirë këtu edhe 52% të punonjësve femra në bankën tonë shpejt do ta kemi edhe restorantin për punonjësit, hapësirë  shtesë për fëmijët e punonjësve që janë në çerdhe dhe sigurim shëndetësorë”, tha ai, raporton EO.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi; Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Të ngjashme