Mehmeti: BQK-ja do të mbështesë projektet që mundësojnë rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 12:45 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Temë e këtij takimi kanë qenë zhvillimet e përgjithshme në sektorin bankar dhe mbështetjen që BQK-ja mund të jap në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Guvernatori, Fehmi Mehmeti ka njoftuar ministrin Lekaj me trendet e përgjithshme në sektorin financiar në Kosovë dhe punën që po bënë BQK-ja në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

“Ne si BQK jemi të angazhuar që të mbeshtesim zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin finaciar, dhe bankar në Kosovë. Gjithashtu, ne jemi të angazhuar që të mbështesim Institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka falëndëruar Guvernatorin Mehmeti për mbështetjen në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Të ngjashme